Tiranë, makina del nga rruga, dy të plagosur
Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë dy të plagosur ështrë shënuar pasditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur tek zona e mbikalimit në Kashar, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, identitetet e të cilëve nuk janë bërë të ditur ende. Ndërkohë të lënduarit janë dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, nga ku bëhet e ditur se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.