BSH për tregjet botërore: Kriza ngadalëson ekonominë e rajonit
TIRANË- Ekonomia Botërore gjatë muajve të fundit ka shfaqur ritme rritjeje të ngadalësuara. Tensione të theksuara në tregjet financiare të lidhura me krizën e borxhit të lartë publik në shumë vende të zhvilluara, kanë ndikuar në klimën e pëgjithshme të besimit te bizneset dhe konsumatorët, duke i dhënë një frenim të mëtejshëm ripërtëritjes ekonomike.
Banka e Shqipërisë ka analizuar ecurinë e tregjeve ndërkombëtare për të evidentuar efektet e krizës së Eurozonës. Analiza ka nxjerrë në pah se vendet e zhvilluara në Eurozonë kanë regjistruar norma modeste rritjeje duke sinjalizuar mundësinë e kthimit të rënies ekonomike në periudhat e mëvonshme. Situata nuk është e mirë as në rajon. Nga analiza e Bankës së Shqipërisë ka rezultuar se rritja ekonomike e vendeve të Ballkanit është ngadalësuar dhe se po reflektohen vështirësitë në marrëdhëniet me partnerët tregtar në pjesën tjetër të Europës.
Lidhjet e forta ekonomike financiare të rajonit me vendet e zhvilluara të Europës Perëndimore e kanë ekspozuar atë ndaj problemeve që po shkakton vonesa e zgjidhjes së krizës së borxhit. Tregues të shitjeve dhe të prodhimit tregojnë se shifrat po lëvizin në territor negativ. Të dhënat në vrojtimet e besimit paraqiten gjithashtu jo optimiste, ndërkohë që shtrëngimi i kushteve të kreditimit priret të ndikojë investimet dhe konsumin e bredshëm të këtyre vendeve.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)