Djegia e fleteve Topi Pozicioni im eshte ligji
Kalvari i gjate i djegim apo jo fletevotimet ka marre me ne fund nje pergjigje cilado qofte ajo pra fletevotimet kane filluar te digjen. shte nje proces i cili ne nje fare menyre do te marre nje rrjedhe tjeter. Cili eshte mendimi juaj per kete kontekst politik
Presidenti vertet ka nje background politik. Vjen nga politika. Jeni mesuar ta shikoni duke mbajtur
pozicione te qarta politike ne nje diskurs politik. Sot jam President dhe Presidenti flet gjithmone me gjuhen e ligjit. Keshtu qe edhe kete proces une jam shume i motivuar qe ta trajtoj ne aspektin ligjor. Mjafton ti kthehemi ligjit per ta pare per ta interpretuar dhe ky eshte pozicioni i Presidentit.
A keni ju nje koment qe ende palet politike ne Shqiperi nuk kane nje kompromis mes tyre dhe cili eshte impakti qe do te kete kjo ne jeten ne vend
Sigurisht qe opozita dhe pozita jane te ndertuara ne menyre te tille per te pasur nje debat politik. Sigurisht nuk ka opozite ne bote qe te mendoje se po lufton politikisht per te qendruar ne opozite. Nuk mund te kete mazhorance ne bote qe me vullnet te dorezoje pushtetin. Pra keto jane ligje dhe ligjesi te jetes demokratike politike kudo sidomos ne ato organizma ku ne aspirojme te futemi. Keshtu qe e thene ndryshe jo domosdoshmerisht ju do te shikoni kompromise pa fund midis mazhorances dhe opozites. Por ketu behet fjale per mirekuptime te nje natyre te vecante qe nuk behet ne interes te thjeshte per sa u perket interesave te mazhorances dhe te opozites por ne interes te institucioneve ne interes te shoqerise ne interes te ekonomise ne interes te mireqenies se cdo njeriu. Pra i referohem dhe nje here familjes. Ne nje familje ku ka kontradikta sigurisht qe femijet nuk rriten te shendetshem qofte fizikisht qofte moralisht qofte psikologjikisht. Duke iu referuar zhvillimeve politike e njejta gje ndodh per shoqerine. Pra nje politike konfliktuale nje politike e ne mjaft raste ka mungese te argumentit nje politike qe ne shume raste thjeshtezohet ne terma te cilat une nuk deshiroj ti perseris sepse i marrim nga jeta e perditshme e politikes besoj qe e varferon shume ate per te cilen njerezit sot vertet edhe kane nevoje edhe skane nevoje. Kane nevoje sepse vendimmarrja politike eshte shume e rendesishme per njerezit por ne disa raste nuk kane nevoje sepse jeta e tyre helmohet intoksikohet vetem nga debatet politike nderkohe qe dimensioni i jetes nuk eshte thjesht politik. Kjo eshte arsyeja qe edhe ju ne strukturen programore te televizioneve qe tentoni te jeni ne konkurrence dhe te jeni bashkekohore ndertoni edhe programe politike por ndertoni edhe programe argetuese informative. Por dimensioni i njeriut sidomos ne kohet moderne eshte i tille qe duhet ta mbushe jeten me te gjitha gjerat ta mbushe me politike ta mbushe me emisione edukative ta mbushe me sport me argetim me informacion pra ky eshte dimensioni i jetes. Mjere ai njeri ai individ qe e ka bere veten te varur vetem prej zhvillimeve politike Por kur gjerat marrin nje rendesi te vecante per perspektiven e shoqerise atehere me te drejte njerezit shqetesohen sidomos ata qe merren me jeten institucionale shqetesohen qe te kene mirekuptime per gjera qe kalojne edhe pertej interesit te partive politike. Per ta ilustruar qe te mos jem shume akademik ne kete lloj interpretimi te gjate mjafton te shikosh shqetesimin qe ka biznesi dhe te tjere per sa u perket ceshtjeve qe kane te bejne me Gjykaten Administrative mjafton tju them shqetesimet qe ka pasur KLD-ja per te pasur plotesimin e vendeve vakante e cila vinte si pasoje e nje detyrimi ligjor nje ligj i cili nuk erdhi dhe nuk eshte miratuar akoma dhe sot e kesaj dite ne Parlament apo per ligje te tjera te cilat kerkojne domosdoshmerisht sipas Kushtetutes nje votim te cilesuar. Pra e ndertuar ne kete menyre Kushtetuta jo vetem ne Shqiperi por edhe sipas modeleve te vendeve te perparuara ka ligje qe jane thjesht politike ku mjafton qe te kesh nje numer mazhoritar te thjeshte atehere ti ke mundesi te votosh keto ligje dhe me te drejte kthehen ligje politike qe jane ne programin e nje qeverie te dale nga zgjedhjet e pergjithshme politike por askush nuk i komenton si ligje qe kane te bejne me efekte te dukshme kushtetuese. Ndersa Kushtetuta ka parashikuar qe disa ligje te kerkojne votim te cilesuar pikerisht sepse kerkon domosdoshmerisht nje marredhenie pune nje marredhenie kompromisi midis mazhorances dhe opozites dhe keto jane pikerisht ligjet me votim te cilesuar. Fakti qe keto ligje nuk kane ardhur tregon se politika ketu ka qene shume deficitare. Nuk futem ne pergjegjesite se ku eshte faji sepse politika duhet te dije qe ta identifikoje vete se ku eshte. Vete analistet vete media duhet ta identifikojne. Por si President i Republikes padyshim kur nuk vjen nje produkt atehere une patjeter qe e hedh fajin tek te gjitha palet.
Pra ju mund te themi se ju jeni i gatshem per ti ftuar palet ne nje tryeze politike nese ato do e shprehin kete vullnet per te cilin folet
Nuk eshte e nevojshme qe ta riperseris sepse vete sjellja politike ka qene e tille. Une nuk bej apele qe ejani ketu Une bej apele qe gjeni kompromis Nese palet deshirojne qe te prezantojne dicka tek Presidenti une ketu jam jam gjithmone i pranishem.
Zoti President a mund te mbahen zgjedhje pa opoziten shte nje togfjalesh qe aktualisht ne diskursin politik te dites po shprehet rendom edhe nga analistet e politikes. Pra zgjedhjet lokale kane mundesine qe te bojkotohen nga opozita per shkak te nje konteksti politik qe te gjithe e njohim mire tashme. Ju jeni garant i Kushtetutes. A mund te thuhet se respektohet Kushtetuta nese behen zgjedhje pa opoziten
Une kam nje respekt te plote per analistet sepse i njoh jo thjesht nga ky pozicion si President por i njoh nga afer gjate gjithe jetes sime politike. Por une nuk mund ti referohem asaj qe thone analistet. Me gjithe deshiren qe mund te kem ne jeten time private per tiu referuar kendveshtrimeve te ndryshme si President une nuk deshiroj te ve ne dyshim zhvillimin e zgjedhjeve. Zgjedhjet jane dekretuar nga Presidenti per ne daten 8 maj dhe keto zgjedhje do te zhvillohen. Halucinacione nese mund te kete ndryshim date nuk duhet te kete askush sepse...
Kemi precedente te tille apo jo
Une flas per menyren e sjelljes sime institucionale dhe partite politike cilido analist ... Per te bere nje paranteze ketu. Une nuk e kam luksin te ngrihem nga krevati kur te dua. Analisti mund te ngrihet edhe ne 12oo ne mesdite me pretendimin qe ka bere jete nate neper zyra. Une jam i detyruar qe te vij ne zyre atehere kur e kerkon rregulli zyrtar. Ne kete kuptim formati i zyres eshte i tille qe nuk me lejon te bej interpretime te interpretuesve. Jo Ketu jane ceshtje te nje karakteri shume zyrtar shume institucional. Kushtetuta te detyron qe te respektosh disa afate dhe perderisa i referohem Kushtetutes dhe eshte dicka shume e formatuar atehere une nuk kam shansin qe si President te dal dhe te interpretoj jashte Kushtetutes. Kjo eshte arsyeja kur ju thate pak me pare lidhur me fletet e votimit Presidenti nuk ben komente jashte ligjit. Pra referojuni ligjit per gjithcka Une nuk shkoj me hamendje nese dikush merr pjese apo jo. shte ceshtje e vullnetit te partive politike. Zgjedhjet administrative apo zgjedhjet e pushtetit vendor para se te jene zgjedhje te partive politike jane zgjedhje ne funksion te qytetarit sepse qytetari kerkon te jete i administruar ne jeten e tij kerkon te jete i administruar ne nevojen per dokumentacion te jete i administruar ne jeten e tij publike ne qytet. Kjo eshte arsyeja qe ka keshilla bashkiake dhe komunale. Qytetari nuk do te dije nese ka pafundesisht prej vitesh e ke ti e kam une lidhur me Unazen e Madhe te qytetit. Nuk i intereson me askujt se cfare oreksi ka njeri apo tjetri. Kjo eshte nje ceshtje qe u takon qytetareve te cilet mbeten te bllokuar ne trafik konsumojne bashke me femijet e tyre gazra pa fund. Nuk eshte nje ceshtje thjesht e oreksit individual. eshtjet qe kane te bejne me administrimin e jetes se qytetarit jane ceshtje te nje pergjegjesie politike publike. Askush nuk mund te vere ne dyshim ate qe eshte projektuar te ndodhe. Pra ne rast se eshte projektuar me ligj me dekret qe data 8 maj e vitit 2011 parashikon zgjedhje te pushtetit vendor askush nuk mund te luaje rolin e Kasandres. Interpretimet neper tavolina neper kafene e neper studio jane ceshtje qe nuk me takojne mua. shte e drejta absolute e gjithsekujt ne kete vend te lire te diskutoje i lire. Uroj qe te jene te lire edhe analistet qe te mos bejne interpretime as te kamufluara as te shtyra nga background-et politike por te jene absolutisht njerez te lire per te diskutuar nje gje qe duhet te ndodhe. Jo se eshte ne interes te nje personi. Zgjedhjet qofshin keto te pergjithshme politike qofshin keto administrative qe barazohen me zgjedhjet e pushtetit vendor ne duhet ti kemi si nje vend i lire demokratik per te rritur nivelin e sherbimit te qytetarit dhe per te mos pasuar pastaj me ngerce te cilat nga ngerce politike na kthehen pastaj ne ngerce individesh neper pushtete qe jane shume te rendesishme per qytetarin. Bllokohet Keshilli Komunal bllokohet Keshilli Bashkiak diku shkojne fondet ashtu sic e do nje shumice e caktuar diku nuk mund te lidhet dhe nuk mund te realizohet nje projekt i caktuar. Pra gjerat duhet ti bejme te menduara mire sepse eshte viti 2011. Nese jane bere gabime ne te kaluaren nuk duhet ti perserisim. Ky eshte apeli qe vjen jo thjesht si President i Republikes vjen si qytetar vjen si politikan vjen si nje njeri qe konsumon sherbimin te cilin e paguan. Une edhe sot e kesaj dite qe jam President i Republikes i paguaj te gjitha taksat. Banoj ne shtepine time jo ne rezidence qeveritare. Kam libreze uji librezen e energjise elektrike pra jam njesoj si gjithe tjeter. Kjo eshte arsyeja qe une flas sot jo thjesht nga nje rezidence. Jo Une sot flas si President dhe si interpret i interesit qytetar flas si qytetar.
E kuptoj. Ju keni te drejte e megjithate presidentet shqiptare jane ata qe jane. Juve ju kujtohet shume mire ne 2007-n kur keni qene nenkryetar i Partise Demokratike ne oret e vona te nates duke dale nga zyrat e kesaj Presidence keni komentuar zhvillimet e asaj kohe.
Pikerisht ne kete salle kemi qene. E kujtoj shume mire.
Po ne kete salle keni qene e keni bere negociata apo jo me opoziten si nenkryetari i Partise Demokratike. Nje President tjeter u detyrua ti shtyje zgjedhjet ne ate kohe pra e kemi nje precedent. Pra nga fundi i 2006-s u shtyne per ne fillim te 2007-s
Kam rastin te kujtoj pjesemarrjen dhe involvimin e jashtezakonshem te Presidentit Moisiu qe vertet e kam pare ne nje situate shume impenjative sepse duhej te merrte mbi supe padrejtesisht menyren e sjelljes se individeve politike. Por sot jemi kater vjet nga ai moment dhe gjithmone duhet te jemi te gatshem qe te mos kthehemi tek ato momente te cilat na kane mbushur me kujtime te hidhura.
Pra ju si President do te refuzoni cdo mundesi per te prekur daten 8 maj Kjo eshte e rendesishme
Mua me duket se jam shume i qarte shume eksplicit ne ate qe po them.
Ndjeheni keq zoti President qe shume njerez ne mazhorance shtepia juaj politike le ta quajme keshtu e djathta apo jo kane pritur dicka tjeter nga ju
Jo Une mendoj qe pjesa me racionale dhe besoj qe kjo eshte shumice kane pritur qe individi politik qe shkon ne Presidence te jete ai qe do garantoje ligj dhe barazi. Kjo eshte arsyeja qe edhe ne statutin e Partise Demokratike nuk parashikohet qe nje njeri te mbaje dy funksione te jete edhe President te jete edhe ne strukturat e Partise Demokratike. Fakti eshte qe ne kemi qene shume te kujdesshem pasi menjehere pas marrjes se votave per te qene President i Republikes eshte bere nje mbledhje urgjente e Kryesise se Partise Demokratike per te hequr dore nga funksionet ose per te ngrire anetaresine sepse eshte kusht i domosdoshem qe duke qene President nuk je pjesemarres ne jeten politike. Dhe une besoj qe pjesa e shendoshe racionale nuk besoj qe te mendoje ne kete menyre. Tani njerezit nuk jane te gjithe ne nje etalon. Dikush mendon ndryshe dikush mendon ne menyre racionale dikush ne menyre iracionale. Une jam gjithnje i prirur qe te mbart gjithmone pjesen racionale te kontingjenteve racionale.
Po keq ju ka ardhur per keto rrezime te emerimeve tuaja
Pse ju mendoni qe do te them te kunderten Me ka ardhur mire. Mendoni te me keni pare ndonjehere ne nje pozicion hipokrit Jo I kam thene gjerat ashtu sic kane qene.