Djegia e fleteve KQZ nis punen

Punonjësit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë nisur punën për procesin e asgjesimit të fletëve të votimit.
Aktualisht ata po inventarizojnë materialet zgjedhore që ndodhen në magazinë. Kryetari i KQZ, Arben Ristani ka deklaruar se pas këtij procesi vjen dhe asgjesimi i materialeve.
“Fillimisht bëhet inventarizimi i materialeve zgjedhore dhe më pas mbushja e thasëve. Pas mbushjes së thasëve do të kryhet djegia e fletëve të votimit në Sharrë”, ka deklaruar Ristani.
Ristani e kishte paralajmëruar djegien e fletëve ditë më parë, pas një vendimi të miratuar në KQZ që parashikon mbylljen e këtij procesi brenda 10 janarit.