Subashi: Vendimi për kutitë i qëllimshëm

“Ka disa elementë të cilët janë shmangur në vendimmarrjen e KQZ-së. Do ta filloj me një dispozitë të këtij udhëzimi, pikërisht me nenin 5 të këtij udhëzimi i cili thotë: përbërja e komisionit për hapjen e kutive të votimit është administrata e KQZ-së të cilët kryejnë këtë operacion pune. Po ta shikoni vendimmarrjen e fundit të KQZ-së e ka ndryshuar këtë dispozitë, nuk e ka marrë parasysh. Por i ka dhënë të drejtën kryetarit të KQZ-së të drejtën ta ngrejë ai këtë komision. Së dyti në nenin 6 të këtij udhëzimi përcaktohet që lista e votuesve të shkojë në arkivin qendror të shtetit” u shpreh Subashi.
Ajo tha gjithashtu se në tavolinën e saj nuk ka mbërritur ende vendimi për ta firmosur edhe ajo, bazuar në pikën 2 të nenit 20 të Kodit Zgjedhor. Në të kundër-vijoi Subashi- procesi është i pa vlefshëm. Megjithëse ka edhe katër ditë kohë për këtë vendim, pasi kreu i KQZ-së, Arben Ristani deklaroi se djegia e fletëve të votimit do të nisë më 10 janar.
Përfaqësuesja e Partisë Socialiste në KQZ, Subashi, shprehet se në proceset e mëparshme duhej vetëm një muaj kohë për boshatisjen e kutive, duke hedhur dyshime mbi nismën e marrë së fundi nga institucioni ku ajo bën pjesë. “Kjo është ironia më e keqe e thënë në sytë e publikut sepse në të gjitha operacionet e zgjedhjeve të mëparshme KQZ me vendimmarrjet e saj ka kërkuar vetëm një muaj kohë për ta bërë këtë operacion pune. Ndërsa vendimmarrja e KQZ thuhet për shkak se duam ta përfundojmë shpejt këtë proces po lejmë dy muaj kohë, kur ky operacion është bërë krejt në kushte normale për një muaj kohë. Është një qëllim tjetër që fshihet pas saj. Dhe argumenti që sapo thashë të çon në këtë logjikë”, tha Subashi. /S.Lleshi/Start/
2011-01-06 17:18
[