Gjirokaster sherr per kullotat te plagosur

Një sherr me armë të ftohta është verifikuar ditën e sotme në qytetin jugor të Gjirokastrës, ku anëtarët e dy familjeve janë përleshur për kontrollin e kullotave.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave në konflikt janë përfshirë shtetasi Bexhet Lluka dhe djali i tij Endriku, me shtetasin Zaim Sina dhe 3 djemtë e tij.
Sipas burimeve, Sina ka futur kopenë e bagëtive të tij në kullotën e Llukës, në Subash, gjë që ka cuar në shpërthimin e sherrit.
Fillimisht ata janë konfliktuar me fjalë, por më pas kanë nxjerrë thikat, duke plagosur njëri-tjetrin. Gjithësesi, shtojnë burimet, ata nuk janë në rrezik për jetën dhe po mbikëqyren nga uniformat blu.
Ditën e djeshme, nga një sherr për motive të njëjta, një 73-vjecar humbi jetën në fshatin Yrshek të Tiranës pasi u godit me thikë nga fqinji i tij.