Marty Tirana Te gatshem per hetime

Tirana zyrtare ka rikonfirmuar gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me Hagën dhe misionin EULEX, nëse këto do të kryejnë hetime mbi raportin e Dick Marty.
“Jemi të gatshëm për hetime nga Haga dhe EULEX. Shqipëria do të bashkëpunojë plotësisht”, ka deklaruar ministri i Jashtëm shqiptar, Edmond Haxhinasto.
Sipas shefit të diplomacisë shqiptare, deri tani nga pala serbe nuk ka pasur asnjë kërkesë zyrtare për hetimin e akuzave të reporterit të KiE.
Haxhinasto ka shtuar më tej se raporti i Marty është i dëmshëm për Kosovën pasi vonon njohjet e pavarësisë, por nuk i pengon dot ato. “Pavarësia e Kosovës është një proces i pandalshëm”, ka shtuar ministri i Jashtëm shqiptar.