E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: Raporti i Martit, jo pengesë për njohjet e Kosovës

Raporti i komisionerit të KE-së Dick Marty për Kosovën mund të ngadalësojë njohjen e pavarësisë së saj por nuk mund ta pengojë atë. Kështu është shprehur ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto në një konferencë për shtyp duke përshëndetur edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Katari.
 

Sipas tij pavarësia e Kosovës është një proces i pandalshëm dhe se raporti i Marty nuk mund t`i pengojë njohjet e saj.
 

“Unë e quaj të rëndësishëm vendimin e Katarit për njohjen e pavarësisë së Kosovës që do të pasohet edhe nga njohje nga shtetet të tjera që vlerësojnë progresin e bërë nga Kosova por gjithashtu edhe për vlerësimin e kontributeve që jep pavarësia e saj për paqen dhe stabilitetin dhe për zhvillimin e rajonit të Ballkanit” theksoi Haxhinasto.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›