E Shtunë, 31 Tetor 2026

Energjia hidrike, Berisha: Shqipëria superfuqi e vogël në rajon

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha theksoi sot, në konferencën "Energjia hidrike, mundësitë në Shqipëri", se investimet në këtë fushë janë të suksesshme dhe po kërkohen mundësi për të ecur drejt horizonteve të reja. Berisha siguroi të gjithë investitorët dhe sipërmarrësit e kësaj fushe se qeveria që ai drejton është e vendosur të kthejë vendin në një superfuqi të vogël në rajon, për energjinë e rinovueshme.

“Qeveria shqiptare është e vendosur të marrë cdo masë për të adaptuar standartet më të mira dhe mbështetjen e saj për suksesin tuaj. Suksesi në rrugën jeshile. Sukses i cili do të bëjë Shqipërinë një superfuqi të vogël elektrike të energjisë së rinovueshme në rajon. Jemi të vendosur të bëjmë gjithçka të ecim në këtë rruge", theksoi berisha.

Kryeministri Berisha deklaroi më tej se "ne jemi të vendosur për të shfrytëzuar burimet tona ujore për t'i shndërruar ato në burime energjetike. Qeveria ka firmosur 110 kontrata për ndërtimin e mbi 300 hidrocentraleve".

Sipas kreut të qeverisë, ai i ka propozuar OKB-së që donatorët të shtojnë fondet për vendet me burime të mëdha të energjisë së rinovueshme.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›