E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djegia e kufomës, Reçi mohon vrasjen te Krimet e Rënda

• Luftar Reçi i arrestuar si ekzekutori i Maksim Lalës në vitin 2005, mohoi dje akuzat në Gjykatën e Krimeve të Rënda.Fatos Mahmutaj  Para gjyqtarit të gatshëm të kësaj jave, ai pohoi se nuk kishte asnjë arsye për t'iu shmangur drejtësisë dhe se ishte i pafajshëm. Në lidhje me momentin arrestimit ai pohoi se ndodhej në shtëpinë që kishte marrë me qira në zonën e Alliasit në momentin që kishin shkuar tre policë, të cilët kishin hyrë në banesë pasi kishin trokitur në derë. Pas kësaj i kanë bërë dy-tri pyetje formale dhe i kanë kërkuar të shkonte me ta në komisariat. "Shkova pa pranga", tregoi ai, duke shtuar se sapo ka kaluar derën e komisariatit të policisë i kanë komunikuar akuzën dhe i kanë vënë prangat. "Nuk kisha asnjë arsye t'i fshihesha hetimit", tha më tej Reçi, ndërsa vazhdoi se nëse do e kishin kërkuar në polici për të dhënë shpjegime do paraqitej me dëshirë, edhe pse nuk dinte asgjë për këtë ngjarje.  AkuzaSipas përfaqësuesit të organit të akuzës, vrasja e dibranit Maksim Lala, për të cilën është marrë i pandehur Reçi, ka ndodhur më 12 maj 2005. Prokuroria pohon se Reçi në bashkëpunim me nipin e tij Taulant Elezi, i cili tashmë ndodhet në qeli duke vuajtur një dënim me 20 vjet burg për vrasje, akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në aksin rrugor Milot-Burrel, në afërsi të Ulzës, kanë vrarë me armë zjarri dibranin Maksim Lala. Viktimës i ishte shkaktuar vdekja pasi ishte qëlluar me plumb në pjesën e pasme të kokës. Autorët, pas kryerjes së këtij krimi të rëndë, kanë djegur trupin e viktimës duke e hedhur më pas në vendin e quajtur "Ura e Kallamishtes" pranë qytetit të Burrelit. Në momentin e ndalimit të tij, policia pohoi se kapja e Reçit u mundësua falë dokumentimit ligjor të seksionit kundër Krimeve të Rënda dhe organizimit të punës për kapjen e personit të kërkuar nga shërbimet e Komisariatit numër 4 të kryeqytetit. Masa e sigurisëProkurori pohoi se, aktualisht Reçi po hetohet edhe për një sërë veprash të tjera kriminale të ndodhura në zonën e Burrelit dhe Dibrës. Por ende atij nuk i është komunikuar asnjë akuzë tjetër veç asaj "vrasje me paramendim", e kryer në bashkëpunim në kuadër të organizatës kriminale si dhe "trafikim narkotikësh". Pas kësaj prokurori kërkoi ndaj tij vendosjen e masës së sigurisë "burg pa afat", ndërsa vetë i pandehuri dhe mbrojtja e tij kërkuan një masë më të lehtë sigurie. Ndërkohë me kërkesë të prokurorisë, kjo gjykatë ka vendosur më parë masën e sigurisë "burg pa afat" edhe për nipin e Reçit, Elezaj, i cili aktualisht ndodhet duke vuajtur dënimin për vrasjen e taksistit Veli Mema. Të paktën që nga vera e vitit të kaluar, Prokuroria e Krimeve të Rënda pohoi se kishte zbardhur vrasjen e Lalës duke e akuzuar si autor dibranin Elezaj, ndërsa për personin tjetër jepeshin vetëm inicialet L.R., çka bëri që pas kësaj Reçi të qëndronte në arrati. EleziTaulant Elezi, djali i motrës së Luftar Reçit, u arrestua në prill 2007 nën akuzën e ekzekutimit të taksistit Veli Mema në Laprakë, në korrik 2006. Për këtë vrasje, aktualisht ndodhet në qeli edhe Bekim Murati, një tjetër dibran me origjinë, banues në kryeqytet. Të dy djemtë pasi kishin pikasur se taksisti Mema kishte me vete një shumë të konsiderueshme të hollash, rreth dy milionë lekë të vjetra, i kanë kërkuar t'iu shërbente taksi për në Laprakë. Sapo ka qenë pranë shtëpisë së të afërmve të tyre e kanë qëlluar, ndërsa të trembur nga ulërimat e tij janë larguar pa i marrë asgjë.Zbulimi Ekzekutimi i dibranit Maksim Lala buzë liqenit të Shkopetit më 9 maj 2005, bëri që në këtë zonë të zbarkonin hetuesit e Krimeve të Rënda. Ishte vetë mënyra e kryerjes së krimit ajo që çoi inspektorin e krimeve të zonës, në dyshimin se nuk ishte një vrasje e rëndomtë, por e mirorganizuar dhe për më tepër e kryer në një terren të përshtatshëm për zhdukjen e provave. Hetuesit kryeqytetas shqyrtuan me kujdes të gjitha provat e dokumentuara aty, derisa arritën në përfundimin se krimin e tipit mafioz e kishin kryer Luftar Reçi dhe nipi i tij, Taulant Elezi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›