Djegia e mbeturinave ne Porto-Romano gjendja alarmante
Prej vitesh, në një distancë jo më të vogël se 4 km, shpërndahet tymi i dioksidit të karbonit, të qindra ton plehrave që çdo ditë depozitohen dhe më pas digjen në veri të Durrësit, në afërsi të Porto-Romanos.
Gjendja është alarmante, pasi djegia e tyre çliron në ajër dioksid karboni, duke ndikuar direkt në shëndetin e popullatës.
Në mungesë të një impianti pastrimi, apo riciklimi për materialet, plehrat digjen duke shpërndarë në atmosferë një sasi alarmante gazi karbonik.
Kantieri i plehrave të djegura shtrihet, në një sipërfaqe prej të paktën 15 hektarësh, zonë në të cilën punojnë çdo ditë mbi 300 njerëz.
Djegia e plehrave konsiderohet si mjaft e rrezikshme dhe nga vete kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
E gjithë kjo situatë ka një rrezik potencial për jetën e mijëra banorëve të Durrësit, të cilët banojnë në këtë territor, pasi dioksidi i karbonit prek rrugët e tyre të frymëmarrjes, duke rrezikuar shëndetin.
Prej vitesh në qytetin e Durrësit flitet për ndërtimin e një landfilli për grumbullimin e plehrave dhe riciklimin e tyre.
Projektet në bashkinë e Durrësit kanë qenë të shumta, por ato prej kohesh kanë mbetur pezull.
Në Durrës çdo vit prodhohen afro 102 mije ton mbetje dhe e gjithë sasia përfundon në vendgrumbullimin e caktuar në Porto romano, duke sjelle një impakt negativ në mjedis jo vetëm në zonën përreth por në të gjithë qytetin bregdetar.