E Diel, 1 Nëntor 2026

Hipotekimi i banesave ZRPP Mbyllja e procesit brenda muajit dhjetor

Pas dorëzimit në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, të 124 dosjeve për objektet, që morën lejen e shfrytëzimit nga Bashkia e Tiranës, mund të nisë menjëherë procesi i regjistrimit.

Kryeregjistruesi Arben Qirjako, bën me dije se pas regjistrimit, brenda 30 ditëve, subjekti ndërtues do të pajiset me hipotekën e pallatit.

Si rrjedhojë, 3 mijë kryefamiljarë do të fitojnë pronësinë për apartamentin e tyre.

Sipas zotit Qirjako, parashikohet se brenda muajit dhjetor do të mbyllet procesi i hipotekimit për 124 objekte, të cilat morën lejen e shfrytëzimit.

Vetëm pak ditë më parë Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha firmosi dhënien e lejes së shfrytëzimit për 124 objekte, të cilat nuk ishin të regjistruara në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›