E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulqiza mes plehrave, banorët: Jemi mbyllur në shtëpi

Pavarësisht fushatës “për një Shqipëri të pastër” përgjatë muajit prill të këtij viti, duket se në Bulqizë ky aksion nuk ka qenë edhe aq efikas.
Sic shihet edhe nga pamjet, trotuaret apo rrugicat e qytetit janë zaptuar nga mbetjet urbane, që jo vetëm krijojnë një imazh negativ për Bulqizën, por janë burim infeksionesh për banorët e zonës.
 

Më problematike situata paraqitet në lagjet “Minatori” dhe “Gjeologu”, ku mbeturinat janë kthyer në shqetësim kryesor për qytetarët.
Një tjetër problem shqetësues janë edhe ujërat e zeza që shpërndahen në sipërfaqet e rrugëve, e për pasojë banorët detyrohen të izolohen në shtëpitë e tyre me dyer e dritare të mbyllura nga era e rëndë që shkaktohen nga plehrat dhe ujërat e zeza.
 

Ata ankohen se Bashkia nuk ka marrë masa, por ka lejuar që situata të arrijë kulmin. Ky shqetësim vijon prej 5 vitesh në qytetin e Bulqizës, ndërsa banorët kërkojnë të marrin masa nga pushteti vendor, për të vendosur kosha mbeturinash në pika të ndryshme të qytetit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›