E Diel, 1 Nëntor 2026

Djegia e plehrave ne spital me aparatura te pademshme

Reagimi i shendetesise

Drejtori i Shendetit Publik Gazmend Bejtja menjehere ka reaguar ne lidhje me problemin e mbetjeve spitalore. Menaxhimi i mbetjeve spitalore eshte nje ceshtje mjaft e rendesishme dhe si e tille eshte ne vemendje te Ministrise se Shendetesise.

Problemi eshte i rendesishem jo vetem per institucionet e medha te prodhimit te mbetjeve sikurse jane spitalet por edhe per institucione shendetesore me te vogla si klinika mjekesore klinika dentare qendra laboratori sqaroi Bejtja.

Sipas tij eshte ne implementim nje projekt me mbeshtetje te Bankes Boterore ne vleren e 1 milion e 400 mije dollareve qe po ben te mundur instalimin e pajisjeve trajtuese te mbetjeve spitalore te cilat nuk demtojne mjedisin. Aktualisht ato jane instaluar ne 2 maternitetet e Tiranes Sanatorium ISHP dhe ne Spitalin e Korces. Ato bejne te mundur sterilizimin e mbetjeve spitalore permes presionit e avullit dhe jo permes djegies argumentoi kreu i Drejtorise se Shendetit Publik. Brenda nentorit te ketij viti do te perfundoje instalimi nga ekipi i punes i ketyre pajisjeve ne QSUT dhe ne Spitalin e Shkodres. Duke vleresuar rendesine e ketij problemi Ministria e Mjedisit ne bashkepunim me Ministrine e Shendetesise kane pergatitur nje projektvendim te Keshillit te Ministrave per plotesimin e kuadrit rregullator te trajtimit te mbetjeve spitalore me metoda bashkekohore dhe te detyrueshme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›