E Diel, 1 Nëntor 2026

Murinjo 100 milione euro per gjashte yje nga Anglia

Real Madrid

Zhoze Murinjo vazhdon te jete ne nje situate jokomode te Reali i Madridit. Ne fakt duket se dashuria ndermjet numrit 1 te klubit merengue dhe drejtuesit te stolit ende nuk ka lindur. Drejtuesi me i larte ne Santiago Bernabeu nuk eshte aspak i kenaqur nga loja e paraqitur nga Reali edhe sepse skuadra e gjen me veshtiresi rrugen e rrjetes ashtu si eshte pare qarte ne barazimin pa gola me Levanten. Ne Spanje mbi te gjitha ne Madrid ashtu si ne Barcelone loja e bukur eshte me e rendesishme se rezultati. Situata e Murinjos behet edhe me problematike per provokimet e shumta qe tekniku nga Setubali u ben kundershtareve gjyqtareve apo edhe gazetareve. Me sa duket Florentino Perez nuk eshte aspak i kenaqur per menyren sesi debaton trajneri i tij duke qene se gjate gjithe historise se klubit Reali i Madridit eshte karakterizuar nga sjellja e rafinuar. Kjo vjen pikerisht perpara ndeshjes se Champions League qe spanjollet do te luajne ne fushen e Okserit. Te Celsi ne Angli dhe tek Interi ne Itali polemikat e Specialit ishin temat kryesore te mediave por ne Spanje ato nuk shihen me sy te mire. mjafton te kujtohet se perpara emerimit te Pep Guardioles Barcelona kishte shqyrtuar emrin e teknikut luzitan por nje prej arsyet perse ne Kamp Nou hoqen dore ishte pikerisht sjellja e Murinjos. Trajneri eshte gjithashtu nen presionin e mediave dhe te tifozeve per lojen e dobet ne krahasim me vitin e kaluar me skuadren e te shumekontestuarit Pelegrini Reali ka 4 pike me pak dhe 10 gola me pak ne kampionat.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›