E Diel, 1 Nëntor 2026

Analizat Vlonjatet u infektuan nga shigela

Hidhet poshte salmonela. Enciklopedia Mikrobi shfaq rezistence ndaj antibiotikut

Mbi 100 pacientet e Vlores te cilet u paraqiten me gjendje te perkeqesuar shendetesore per me shume se nje jave u infektuan nga shigela. Enciklopedia sqaron se mikrobi eshte shume afer salmoneles por shendeti publik ka konfirmuar zyrtarisht se mikrobi i gjetur ne mostrat e analizave ishte shigela. Mikrobi paraqet rrezikshmeri ne rast se nuk trajtohet nderkohe qe ne disa raste paraqet edhe rezistence ndaj mikrobeve.

Situata e shtrimeve ne spitalin rajonal te Vlores ne diten e gjashte te saj ka pasur nje ulje te ndjeshme te shtrimeve. Behet fjale per paraqitjet e pacienteve me simptoma diarre te vjella si dhe temperature te larte. Reparti i pediatrise vazhdon te jete mbipopullim te femijeve te cilet deri dje qendronin ende nga dy ne shtreter gjithmone te shoqeruara dhe nga prinderit. Por korridoret te cilet para kater ditesh kishte shume shtreter te tjere dje jane hequr per shkak te renies se shtrimeve.

Shendeti publik

Per kete drejtoresha e Shendetit Publik ne Vlore Bruna Ndreu eshte shprehur per Shqip se ne spitalin e Vlores per periudhen javore qe kaluam jane shtruar gjithsej 444 femije por gjate diteve te fundit ne shohim nje pergjysmim te shtrimeve ditore si ne repartin e pediatrise ashtu dhe ne patologji. Duke pare dhe analizat e bera nga instituti i shendetit publik te cilet na i derguan sot shohim se nga 41 mostra te derguara tre rezultojne me shigila sinej. Po ashtu keto analiza jane derguar dhe me diagramin perkates te shoqeruara edhe me analizat e repartit te pediatrise. Kjo per tu orientuar sa me mire per trajtim adekuat te te semureve. Sipas Ndreut analiza te diteve te fundit tregojne permiresim gati ne 100 te ujit te pijshem pra ne 22 pikat e ndryshme te qytetit te Vlores te cilat monitorohen cdo dite nga Drejtoria Rajonale e Shendetit Publik rezultojne me ngarkese mikrobakteriale zero dhe nivel te pranueshem klori. Fluksi i shtrimeve ka qene i pergjysmuar duke mbajtur dhe ngarkese qendrat shendetesore per trajtime si ne kushte shtepie dhe ne kushte ambulatore.

Mikrobi

Shigela sinej eshte nje baktere e rrezikshme. Per te larguar kete ngarkese mikrobakteriale ne si perfaqesi e Shendetit Publik se bashku me ujesjellesin e Vlores i shtuam nje sasi me teper klori ujit i cili shkonte ne cezmat e banoreve te Vlores dhe keto dite ka qene me nje ngarkese zero mikrobiologjike. U bejme thirrje te gjithe atyre qe kane shenjat e shigela sitej e cila shfaqet me temperature shume te larte diarre si dhe disa shenja te tjera te paraqiten menjehere ne urgjence sqaruan autoritetet shendetesore. Sipas Shendetit Publik kjo lloj semundjeje po nuk u trajtua ka pasoja dramatike.

Mjeket kane sqaruar se kjo ka qene nje periudhe e mbingarkuar me pune pasi edhe mungesa e ilaceve ka shkaktuar veshtiresi.

Specialistet sqarojne se Ministria e Shendetesise ka marre masat menjehere pas kerkeses per ndihme dhe paraqitjes se fluksit te pacienteve i cili shtohej nga dita ne dite.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›