Seksi dhe Gjiri Persik
Neper rruget e Arabise Saudite meshkujt nuk lejohet qe tu flasin femrave ne publik por telefoni ne dyqanin e seksit qe eshte celur ne Riad nuk pushon se reni dhe kerkesat per sendet e ndryshme qe ofron ky dyqan jane te medha
Rruga me kalldreme Mbreti Fahd lidh Arabine Saudite me ishullin e Mbreterise se Barhreinit ku njerezit jane disi me te relaksuar perfshi edhe drejtuesit e ishullit. Nese lini pas Manamane kryeqytetin e mbreterise dhe merrni per nga bulevardi Bagdad e me pas ktheheni djathtas per ne jug do te shihni perballe nje supermarket. Vazhdoni ecni pas tij dhe do te ndodheni perballe nje dyqani qe tregton nje mall teper larg moralit strikt per te cilin njihen thuajse te gjitha vendet arabe. Brenda ketij dyqani gjeja e pare qe te ben pershtypje eshte telefoni qe nuk rresht se reni. Numri i fundit ishte ai i nje zonje nga Arabia Saudite shpjegon pronari i dyqanit. Me pak fjale behet fjale per klientelen tipike te Shtepise se Modes ne Manama te Barhreinit. Po ate pasdite zonja qe ka telefonuar shfaqet ne dyqan me fytyren e mbuluar nga ku nuk duket asgje tjeter vec syve dhe sapo hyn brenda ble nje kemishe te holle me ngjyra te ndezura qe reklamohet ne vitrinen e dyqanit. Sipas pronares nje pjese e klienteve te saj vijne te mbuluara por ka edhe nga ato qe vijne me koke jashte. Zakonisht bashkeshortet e tyre qendrojne jashte dyqanit ne ndonje nga lokalet perreth tij apo edhe neper cepat e rrugeve ne pritje qe grate te perfundojne blerjet. Ne njeren nga vitrinat e dyqanit qe nuk ka nje dalje te madhe ne rruge qendron varur nje veshje e denje per mazokistet me kamxhik pranga dhe veshje te brendshme teper ekstravagante si per femra ashtu edhe per meshkuj. Nderkohe qe ne kthinat e dyqanit mund te gjesh te gjitha asortimentet qe gjenden neper dyqane te tilla te ngjashme ne Perendim. Nga produktet me te thjeshta qe perdoren ne jeten seksuale te perditshme e deri tek ato me te sofistikuarat dhe ekstravagantet qe sigurisht i kane edhe cmimet e kripura.
Vete pronarja e dyqanit eshte 33 vjece dhe mamaja e tre femijeve. Ajo vesh nje fustan te gjate deri ne fund te kembeve dhe deshiron qe te ishte pak me elegante. Se fundmi eshte divorcuar dhe e drejton e vetme te gjithe biznesin e saj qe e ka me shitje ne dyqan por edhe permes internetit. Madje ka nisur qe te shese se fundmi edhe ne Kine ku ka pasur shume kerkesa per mallra arabe.
Ajo thote se produktet me popullore jane ato qe perdoren per te zmadhuar organet seksuale apo ato qe perdoren per tu dhene trupave aroma te ndryshme me shije frutash dhe lulesh. Por dyqani i saj ne fakt nuk mban sende seksi apo filma porno te cilet ne islam jane te paligjshem. Islami ndalon pamjet qe nxjerrin pjese te trupit ne menyre te padenje. 33-vjecarja eshte duke e drejtuar vete kete biznes qe prej 2 vitesh dhe behet fjale per dyqanin e pare te seksit ne te gjithe rajonin e Gjirit Persik dhe per shume kohe ndoshta do te jete i vetmi i ketij lloji. Fillimisht ajo nisi qe te shiste fustane te ndryshme dhe me pas pak nga pak nisi qe te fuste edhe veshje intime femrash derisa ne nje moment te caktuar pati guximin per te futur edhe objekte erotike. Ne momentin qe e pashe se keto objekte dhe veshjet seksi shiteshin me shume dhe me mire vendosa qe ti perkushtohem teresisht shitjes se veshjeve intime dhe produkteve te tjera te seksit sigurisht brenda disa limiteve thote pronarja.
Ne shekullin XVI trupat e zhveshur njerezore kane frymezuar shume poete qe u kane thurur vargje hireve te bukurise njerezore. Keshtu Kopshtet eremira e Mohamed al-Nafzawi perben nje manual klasik seksi i ngjashem me Kama Sutran orientale edhe pse eshte pa ilustrime.
Por qe nga ajo periudhe eshte shtuar shume kufizimi ndaj hapjeve te tilla dhe kjo mbyllje ka marre permasa te medha ne vendet arabe. Nje nga treguesit e ketij ekstremiteti eshte edhe fakti qe meshkujt ne Arabine Saudite nuk mund te flasin me femrat ne publik. Pronarja e ketij dyqani nuk kerkon qe te ndryshoje boten por vetem te pakesoje hipokrizine njerezore qe eshte shume me e madhe ne vendet ku gjerat ndalohen dhe behen fshehurazi. Te gjithe e pelqejne dyqanin tim dhe mallrat e tij. Njerezit vijne dhe blejne lojera erotike edhe pse jashte dyqanit askush nuk ka guxim qe te flase per to thote pronarja.
Ne Barhrein nuk eshte e paligjshme qe te kesh nje dyqan te tille dhe kjo doli kur ne kete mars ajo arriti te fitonte nje gjyq ndaj disa personave qe e akuzonin se kishte ngritur nje veprimtari te paligjshme. Megjithate disa nga mallrat e saj i jane konfiskuar si mallra qe nuk jane ne perputhje me ligjin per tu shitur. Por pavaresisht kesaj ajo eshte krenare qe e cilesojne dallendyshe te dashurise se lire dhe zbavitese sepse sic thote Dashuria dhe seksi jane kripa e jetes.