E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushatat kontraceptive edhe keto me diskriminim gjinor

Zera Femerore

Vitet e fundit por edhe me shume ditet e fundit Ministria jone e Shendetesise ne bashkepunim me programin e zhvillimit te USAID-it Organizate amerikane per zhvillimin nderkombetar ka filluar nje fushate te gjere per planifikimin familjar per shtatzenite e padeshiruara si dhe per metodat kontraceptive qe ne shqip do te thote parandaluese. Keshtu kemi pare reklama te shumta kronika lajmesh fletepalosje e kartolina te cilat rendisin metodat parandaluese per nje shtatzeni te padeshiruar. Me lejoni ti paraqes variantet edhe ne kete shkrim Prezervativi spiralja kokrrat e urgjences kokrrat me progestin injeksioni me gjilpera kokrrat e kombinuara.

Nga kjo fushate duket sikur familja shqiptare po vuan nga lindjet e shumta dhe te pakontrolluara edhe pse numri i cifteve me shume femije eshte nje realitet qe ne Shqiperi eshte njohur vetem para viteve pesedhjete. Nderkohe sipas te dhenave te institucioneve te statistikave dhe atyre shendetesore vihet re ulja e numrit te lindjeve ne njezete vitet e fundit. Megjithate Ministria e Shendetesise dhe USAID-i kane vendosur te shpenzojne para per edukimin e shqiptareve ne lidhje me njohjen e metodave kontraceptive ndash parandaluese por ne fushaten e tyre vihen re tre mungesa te medha. E para kjo fushate u drejtohet vetem femrave a thua se keto mbeten shtatzene me frymen e shenjte. E dyta mungon renditja e metodave kontraceptive per meshkujt. E treta nuk flitet ne asnje rast per pasojat negative te kontraceptiveve orale apo atyre mekanike.

Si pasoje e ketyre fushatave me diskriminim te thelle gjinor ka ndodhur qe vitet e fundit nje pjese e femrave shqiptare te lumtura nga keto gjetje mjekesore pa u menduar me shume jane turrur drejt farmacive duke blere kokrra kontraceptive orale ose jane drejtuar drejt klinikave gjinekologjike ku kane vendosur pajisjen spirale e cila siguron mosmbetjen shtatzene brenda pese viteve ose edhe me keq akoma pas nje marredhenieje te pambrojtur nga frika e shtatzenise kane marre kontraceptivin e emergjences i njohur ne Shqiperi me emrin Postinor i cili ka nje afat perdorimi 72 ore pas kontaktit seksual. Sipas zerave te farmacisteve te Tiranes kjo pilule terhiqet ne mase nga femrat beqare qe me se shumti u drejtohen farmacive te nates duke vleresuar faktin se ky kontraceptiv shitet pa recete. Edhe pse perdorimi i tij duhet te jete i kufizuar per shkak te efekteve negative ne aparatin riprodhues femeror shihet se nje pjese e femrave madje edhe adoleshente kane filluar ta perdorin sikur te ishte karamele me mente.

Nderkohe ne sitet nderkombetare te internetit vihen re qarte keshillat dhe materialet informuese per pasojat negative te kontraceptiveve orale femerore efekte negative qe nje pjese e mire e femrave shqiptare kane nisur ti hasin mbi trupin e tyre. Keshtu nje pjese e mire e femrave pas perdorimit te pakontrolluar te kokrrave jane perballuar me probleme te shumta si dhembje koke te perziera gjakderdhje marrje mendsh oreks te tepert fryrje e te tjera. Por jo vetem kaq nje sere femrash pas nje perdorimi te gjate te kokrrave kontraceptive nuk kane mundur me te mbeten shtatzene apo u eshte dashur te presin shume kohe pasi pilula ka ndikuar negativisht ne strukturen riprodhuese femerore. Por nuk mbaron ketu. Nje pjese tjeter femrash e cila ka zgjedhur si pasoje e keshilles se mjekut te vendose spiralen pas heqjes se saj eshte perballur me nje sere problemesh te renda shendetesore te cilat pervec problemit ne vetvete sjellin shpenzime te medha monetare dhe nje jete seksuale problematike. Per efektet e mesiperme mund te gjesh kudo informacione ne gjuhe te huaja por asnje fjale ne adresat zyrtare te internetit apo ne fletepalosjet e USAID-it dhe te Ministrise se Shendetesise. Po keshtu ne keto fletushka nuk gjen asnje informacion mbi kontraceptivet mashkullore a thua ata nuk ekzistojne. Ndoshta shumekujt kjo mund ti duket e drejte per sa kohe jane femrat qe me pas detyrohen te merren me pasojat e nje shtatzenie te padeshiruar. Por per sa kohe ky eshte nje fenomen qe ndodh nga bashkimi seksual i nje femre dhe nje mashkulli a nuk do te ishte me e drejte qe fushata tu drejtohej edhe meshkujve duke renditur edhe per ta metodat kontraceptive ku pervec prezervativit sot ne bote njihet edhe pilula mashkullore me efekt te perkohshem si dhe vazektomia efekt te perhershem. Apo mos valle edhe shteti shqiptar dhe institucionet nderkombetare nuk guxojne te prekin virilitetin mashkullor dhe ne saje te ketij mosguximi sakrifikojne femrat me cfaredolloj metodash te padrejta Ndoshta ky diskriminim qe kete here vjen drejtperdrejt ne emer te shtetit duhet ti beje femrat shqiptare te kuptojne se si cdo here tjeter duhet te marrin ne dore fatet e jetes se tyre duke u informuar mbi metodat kontraceptive dhe pasojat negative por mbi te gjitha duke i vene meshkujt perpara pergjegjesive dhe detyrimeve qe vijne nga marredheniet seksuale partneriteti bashkejetesa dhe martesa.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›