Djegia e plehrave urbane, shqetësim për lushnjarët
13/07/2010 Vendorët shprehen se zjarri shkaktohet nga i nxehti. Mjekët alarm: Shumë sëmundje kancerogjene
LUSHNJE- Prej më shumë se një jave qyteti i Lushnjës është mbuluar nga një re e madhe tymi. Shkak për të është bërë djegia e plehrave në fushën e mbetjeve të qytetit. Kjo e fundit e improvizuar në dalje të qytetit, pikërisht në krahun jugor të tij, është aktivizuar në këto ditë të nxehta vere, duke sjellë pasoja dhe një rrezik evident për banorët. Tymi i shkaktuar është përhapur në të gjithë qytetin dhe ka sjellë shumë shqetësime, çka ka rënduar shëndetin e qytetarëve, por më shumë personat me probleme të frymëmarrjes dhe fëmijët e vegjël.
Banorët
“Nuk dalim dot nga shtëpia. Kemi një javë që po mbajmë të mbyllura dyer dhe dritare sikur jemi në gjendje lufte. Kush do na ndihmojë. Kam fëmijën të sëmurë me astmë. Vjehrrën e kam me zemër. Ku ta gjej të drejtën unë. Të kërkoj, por ku. Jemi në hall. Jemi bërë që të ikim nga shtëpia”, ka deklaruar Lumturi Koreshi, një banore e qytetit të Lushnjës. Ndërkohë, duke qenë se ky problem ndodh pothuajse çdo vit, nga ana e pushtetit lokal një vit më parë u vu në dispozicion një roje për të ruajtur vënien e zjarreve, por kjo gjë nuk u ndal. Sipas autoriteteve vendore, zjarri ndizet vetë si rezultat i temperaturave të larta dhe nuk vihet qëllimisht. Sipas burimeve të Bashkisë së Lushnjës, tashmë ekziston një plan, i cili do të bëjë të mundur largimin e kësaj fushe mbeturinash. Për vend grumbullimin e mbeturinave do të caktohet një vend jashtë territoreve dhe zonave të banuara dhe do të jetë ndërmarrja e pastrimit ajo që do të mbulojë me dhe këto mbetje, të cilat në këtë mënyrë nuk do të mund të ndizen as nga zjarret e provokuara nga temperaturat e larta dhe as nga ndonjë zjarrvënie me qëllim.
Mjekët
Ndërkohë ata që japin alarmin për ndotjen që shkaktohet nga djegia e mbeturinave, janë mjekët, të cilët shprehen se djegia e këtyre mbetjeve çliron në hapësirë gazra kimik, të cilët ndikojnë drejtpërdrejtë tek qytetarët. Mjekët deklarojnë se në shumë raste smogu helmues ndikon në helmimin e gjakut në mënyrë graduale tek njerëzit, duke sjellë kështu shkurtimin e jetës dalëngadalë. Madje kjo lloj ndotjeje është shpeshherë burim i sëmundjeve kancerogjene. Vetëm brenda një viti në gjithë qarkun e Fierit preken nga sëmundje me origjinë kancerogjene më shumë se 90 persona. Specialisti Kilo Stoja tregon se edhe vetë ndotja që përhapet në mjedis shkakton probleme në shëndetin e qytetarëve. “Problem shkakton e gjithë ndotja që përhapet gjithandej dhe në çdo orë të ditës. Por unë u bëj thirrje qytetarëve që të mos dalin në orët e nxehta ku edhe ajri nuk është i pastër. Ndërkohë problemi i djegies së mbeturinave inerte dhe atyre urbane janë njëqindfish më të rrezikshme, sepse në atmosferë çlirohen gazra helmues dhe kimikate. Simptomat që shfaqen tek këta qytetarë që jetojnë në ambient të ndotur janë: mungesa e oksigjenit për trupin, pra, probleme me frymëmarrjen, humbje të rezistencës, dridhje të këmbëve dhe duarve, djersë të ftohta dhe anemi të theksuar”,- ka vijuar mjeku.
Ndërkohë problemi i aktivizimit të flakëve në fushën e plehrave është një fenomen shqetësues edhe në qytetin e Fierit. Në çdo vit sillet i njëjti problem dhe të njëjtat shqetësime për banorët. Vetëm vitin e kaluar fusha e mbetjeve në Fier u përfshi nga flakët më shumë se 4 herë.