E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, ekspertët e BE-së në Tiranë. Verifikim plotësimit të kritereve

3 ekspertet te BE-se kane mbërritur ne Tirane per te pare se sa Shqiperia i ka plotësuar kushtet per liberalizimin e vizave. Ata do te qendrojne 3 dite ne Shqiperi dhe do te kene takime dhe kontrolle mjaft te ngjeshura ne institucionet te cilave u jane lene edhe detyrat kryesore per t’u përmbushur ne baze te rekomandimeve te bera ne 27 maj te këtij viti.

Axhenda e plote e eksperteve nuk dihet, por mesohet se ndalesa e pare e tyre ka qene ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit ku kane qendruar perreth 1 ore e 30 minuta. Burime nga sekretariati i komitetit per luften kunder krimit te organizuar bejne me dije se ekspertet kane folur me tone pozitive per ligjin e mbrojtjes se deshmitarit dhe ligjin e policise gjyqesore.

Rreth ores 15:00 kane mberritur ne Agjensine e Administrimit te Pasurive te Krimit ku jane njohur me punen e bere ne drejtim te bllokimit te aseteve kriminale si dhe rezultatet e arritura fale zbatimit te ligjit antimafia. Nderkohe gjate dites se nesërme ekspertet do te jene ne ministrine e Brendshme per t’u takuar edhe ministrin Lulzim Basha. Ne axhenden e te derguareve te Brukselit jane parashikuar kontrolle edhe ne Prokurorine e Pergjithshme si dhe ne disa njesi te taske forces kunder krimit te organizuar.

Pasi te kene përfunduar punen ne terren pergjate tre diteve do te japin vlerësimin nese Shqiperia i ka përmbushur ose jo detyrat e lena. Ne fillim te muajit shtator pritet qe raporti i eksperteve t'i kaloje Parlamentit Evropian.

Gent Azizi
< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›