E Diel, 1 Nëntor 2026

Djelic: Gjermania nuk kërkon ta njohim Kosovën

Nga Express më 23 qershor 2011 në ora 13:44

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Bozidar Djelic, ka thënë se gjatë takimit zyrtar me deputetët gjermanë nuk është ngritur qëndrimi sipas të cilit njohja e Kosovës të jetë kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Djelic u tha gazetarëve se pozicioni zyrtar i Gjermanisë është se “ata dëshirojnë zgjidhjen për Kosovën, e anën tjetër është i njohur pozicioni i Beogradit se nuk do të njohë shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës”, transmetojnë mediat.

“Serbia e din se çështjen e Kosovës duhet ta zgjidhim para hyrjes në BE, e në anën tjetër kjo zgjidhje nuk mund të jetë njohja e shpalljes së njëanshme e pavarësisë së Kosovës”, është shprehur zëvendëskryeministri serb.

I pyetur sesi i komenton pohimet se deputetët gjermanë japin deklarata të ndryshme gjatë takimeve zyrtare e joformale, ai është përgjigjur se as “në Gjermani nuk ka dorëheqje blanko dhe ndonjëherë deputetët kanë qëndrime të caktuara, të cilat nuk përputhen me qëndrimet zyrtare të vendit”.

“Gjermania në asnjë mënyrë nuk kërkon njohjen e Kosovës nga Serbia”, është shprehur Djelic.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›