E Diel, 1 Nëntor 2026

Fuele: Serbia të normalizojë raportet me Kosovën

Nga Express më 23 qershor 2011 në ora 13:51

Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Stefan Fuele, ka thënë se Serbia duhet të bëjë përparim në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, ose të përballet me rrezikun e bllokimit të hyrjes në BE nga ana e shteteve anëtare.

“Kam dëgjuar një numër komentesh se askush nuk është i gatshëm që të pranojë një anëtar të ri, po që si ka çështje të hapura në rajonin, prej nga vjen, me fqinjët e tij”, ka thënë Fuele pas një takimi me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiç.

“Unë jam një nga ata që thonë se duhet bërë përpjekje serioze në këtë proces të zgjerimit për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje”, citon DPA të ketë thënë Fuele.

Në anën tjetër, Jeremiç ka thënë se pret që nga dialogu të dalin së shpejti rezultatet e para, transmeton REL.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›