Djeliç: Serbia ka institucione në Kosovë, jo struktura
Një prej zyrtarëve më të lartë të partisë së presidentit serb, Boris Tadic, Partisë Demokratike,Bozidar Djelic, ka deklaruar se momentalisht nuk ka kushte, dhe as datë të caktuar se kur do të fillojnë bisedimet për anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Evropian.
Megjithate, Djelic, në një intervistë për “Danas”, ka thënë se me caktimin e datës mund të paraqiten edhe kushtet nga disa vende anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat tashmë dihen, kanë të bëjnë me, siç ka thënë ai, zvogëlimin e ndikimit të Serbisë në veri të Kosovës, që Beogradi e bën përmes institucioneve që i financon.
“Për Serbinë, në Kosovë nuk ka `struktura paralele serbe`, por institucione të Serbisë. Shuarja e tyre shumë lehtë mund të sjell eksod, prandaj presim që Gjermania dhe disa vende të tjera të kërkojnë gjetjen e një marrëveshje me neve lidhur me këtë cështje të rëndësishme. E dimë që do të vijë kohë për të biseduar edhe për këto institucione, por shpresojmë të gjejmë në kompromis me bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë Djelic, për strukturat, të cilat janë përgjegjëse për dhunën ndëretnike dhe krimin e organizuar në veri të Kosovës, që prej vitit 1999.