E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, hetohen Sejdiu e Krasniqi për shkelje të ligjit për faljen

Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka nisur të hetojë ish-presidentin Fatmir Sejdiu dhe ushtruesin e detyrës, së presidentit, Jakup Krasniqi për shkelje të ligjit për faljet. Sejdiu dhe Krasniqi bashkë me anëtarët e komisioneve ad hoc kanë falur të dënuar për krime të rënda, si trafikim të qënieve njerëzore, vrasje të dyfishta e dhunim.

“Jemi në fazën e grumbullimit të informacioneve, po punohet shpejt. Në fakt, unë kam kërkuar nga policia që me urgjencë të grumbullojë informacione”, ka theksuar për mediat kosovare prokurorja Drita Hajdari, pa dhënë detaje të tjera.
 

Që nga viti 2009, presidentët kanë falur pjesërisht dhe në tërësi më shumë se 236 vjet burgim për 227 të dënuar, nga të cilët 10 femra.
Këtë vit presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka falur vetëm 15 persona, kryesisht dënime të lehta.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›