E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri vazhdon dhuna pas vizites se Kofi Anan

45 gra dhe fëmijë u vranë në një lagje të Sirisë. Një zëdhënës i Këshillit të përgjithshëm të Revolucionit sirian tha për CNN se numri i viktimave është 47 viktima - të gjithë të vrarë me thikë dhe më pas janë djegur pasi "forcat siriane dhe banditet" sulmuan shtëpitë e tyre. Opozita e cilëson si një "masakër të orkestruar nga regjimi" e Presidentit Bashar al-Asad.
CNN thotë se nuk mund të konfirmojë numrin e viktimave në Siri, pasi qeveria ka kufizuar mjaft gazetarët ndërkombëtarë. Dhuna ndodhi në të njëjtën ditë kur Kofi Annan, i dërguari special për në Siri nga OKB dhe Liga Arabe, u largua nga vendi pas dy ditë bisedimesh me al-Assad.
Anan tha se është "optimist" nga rezultati i bisedimeve me presidentin sirian Bashar al-Asad. Ai tha se kishte marrë "propozime konkrete" për t'i dhënë fund gjakderdhjes, por pranoi se asnjë marrëveshje nuk është arritur ende.
Z. Anan është duke u përpjekur të organizojë një armëpushim dhe të fitojë qasje më të madhe për agjencitë e ndihmave humanitare. Por shumë në opozitë janë skeptikë për ndonjë lëvizje të re. Aktivistët thonë se trupat po vazhdojnë sulmet.
Luftëtarët rebelë i frikësohen një sulmi të ngjashëm me atë që u zhvillua në qytetin e Homs-it ku u vranë e u plagosën mijëra protestues.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›