Afganistani Po humbim durimin
Afganistani ka humbur durimin me trupat e huaja! Kështu ka paralajmëruar Ministri i Jashtëm afgan pas ngjarjes që ka tronditur marrëdhënien mes SHBA dhe Afganistani, ku një ushtar amerikan qëlloi mbi një turmë civilësh dhe vrau 16 persona në një sulm të motivuar nga një moment depresioni.
Presidenti afgan, Hamid Karzai tha se akti është i pafalshëm, ndërsa militantët talebanë janë betuar për hakmarrje.
Ushtari aktualisht po merret në pyetje, ndërsa NATO ka premtuar se do të vihet drejtësia për ngjarjen në fjalë. Ngjarja ndodhi në afërsi të një baze ushtarake në Kandahar, jashtë të cilës ushtari vrasës ishte duke shëtitur. Më pas, ai u dorëzua vetë tek autoritetet ushtarake amerikane. Shkaqet qe e çuan ushtarin për vrasjet janë ende të paqarta, por ekzistojnë spekullimet se ai mund të ketë qenë i dehur apo të ketë kaluar në një depresion të lartë.
Zyrtarët amerikanë kanë kërkuar falje për incidentin me kuranin, që shkaktoi protesta të dhunshme ku humbën jetën rreth 30 persona dhe 6 trupa amerikane.
Sulmi është dënuar nga presidenti amerikan, Barak Obama, i cili e ka cilësuar këtë akt si shokues. Në një bisedë telefonike me presidentin afgan ai ka premtuar hetim të plotë të ngjarjes.
Edhe kryeministrja e Australisë, Gillard ka dënuar vrasjen e civilëve. Vrasjet sipas “BBC” mund të jenë një motiv për tërheqje më të shpejtë të trupave amerikane nga Afganistani.
Ndjenjat antiamerikane janë të larta në Afganistan, që pas djegies se disa kopjeve të Kuranit në një bazë të NATO-s në Kabul muajin e kaluar.