Lideret boterore reagime pas vrasjeve ne Afganistan
Banorët e qytetit jugor afgan të Kandaharit ishin të pikëlluar e të zemëruar nga vrasja e 16 grave e fëmijëve nga një ushtar amerikan. Ata kërkuan përgjigje për arsyen e tragjedisë. Një ditë më parë zëdhënësi i ISAF konfirmoi vrasjen dhe plagosjen e banorëve të fshatit. Sipas dëshmitarëve, nuk ishte vetëm një ushtar i cili sulmoi papritmas civilët, por disa.
Por, zyrtarët nga ambasada e SHBA, ISAF dhe Uashingtoni thanë se vetëm një ushtar ishte i përfshirë në sulm.
Zëdhënësi i ISAF tha se një ushtar amerikan u kthye sërish në bazë dhe u vetëdorëzua tek forcat amerikane mëngjesin e djeshëm.
Ushtari i arrestuar u përshkrua nga zyrtarët amerikanë si rreshter, i martuar me tre fëmijë.
Ai kishte shërbyer tre herë në Irak, por ishte për herë të parë në Afganistan.
"Ky është një incident tragjik. Kemi dëgjuar nëpërmjet mediave se ky ushtar kishte probleme mendor, kjo duhet të hetohet nëse është e vërtetë”, tha ky banor i Kandaharit.
Kandahari është vendlindja e talebanëve, të cilët u rrëzuan nga SHBA të mbështetura nga forcat afgane në fund të vitit 2001.
Vrasjet e civilëve kanë tensionuar marrëdhëniet mes afganëve dhe SHBA-së.
Sulmi është dënuar nga presidenti amerikan Barak Obama, I cili e ka cilësuar këtë akt si shokues.
Edhe kryeministrja e Australisë Gillard ka dënuar vrasjen e civilëve.
Ndërkohë kancelarja gjermane Angela Merkel ka zhvilluar një vizitë të papritur në Afganistan, ku ka takuar krerë të trupave gjermane.