E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, Selimi: Qeveria marrëveshje të fshehtë për veriun

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi, ka akuzuar qeverinë e Kosovës se është duke përgatitur axhendë të fshehtë politike për veriun.
 

Në një intervistë për “Epokën e Re”, Selimi u ka bërë thirrje përfaqësuesve të institucioneve të angazhohen në parandalimin e këtyre axhendave, të cilat i ka vlerësuar të rrezikshme për të ardhmen e shtetit të Kosovës.
 

“Qeveria e Kosovës është duke bërë axhendë të fshehtë për veriun e Kosovës, e jo vetëm për veriun. Prandaj, të gjithë duhet të angazhohemi, jo vetëm ta demaskojmë këtë qeveri, por edhe ta parandalojmë realizimin e këtyre agjendave të fshehta për veriun, të cilat janë të rrezikshme”, ka deklaruar Selimi.
 

Për më tepër, sipas tij, qeveria e Kosovës është duke ndihmuar Serbinë në përgatitjen e një terreni për të marrë vendime politike për veriun e Kosovës.
 

Në këtë kontekst, Selimi ka paralajmëruar se Lëvizja Vetëvendosje do të reagojë ashpër ndaj çfarëdo axhende e cila është në dëm të interesave të shtetit të Kosovës.

Në vazhdim, Selimi ka kërkuar nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare t` përmbushin detyrimet e tyre për kthimin e normalitetit në veri të Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›