E Shtunë, 31 Tetor 2026

DnV tërheq komisionerët nga një qendër e votimit

Nga Express më 09 janar 2011 në ora 15:09

Zyrtarë të Demokracisë në Veprim, në konferencën e dytë të mbajtur të dielën, kanë njoftuar se kanë tërhequr komisionerët e tyre nga qendra e votimit në Korroticë të Epërme të Drenasit, për shkak të kërcimeve verbale që kanë marrë komisionerët.

Driton Selmanaj ka njoftuar se kërcënimet ndaj komisionerëve ishin verbale dhe ka qenë e pamundur që të vazhdojnë të rrinë komisionerët aty. Ai kërkoi nga subjektet politike, nga KKZ-të dhe nga QAZ-ja, që t’u mundësohet qasje në vëzhgim të gjithë komisionerëve të Demokracisë në Veprim.

“Ju informojmë se atë qendër ne më nuk e mbulojmë. Dmth. çdo gjë që ndodh aty, ne mund të marrim informata vetëm nga të tjerët, por jo nga vëzhguesit e Demokracisë në Veprim, sepse nuk e kemi të mbuluar këtë qendër të votimit”, tha Selmanaj, siç transmeton Kosovapress.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›