Teodosije kërkon bisedime për interesin e njerëzve

Nga Express më 09 janar 2011 në ora 15:43
"Përparësi në bisedimet e ardhshme me Prishtinën duhet të jetë interesi real i njerëzve dhe paqja e jo ideologjitë. Është e rëndësishme që njerëzit e vullnetit të mirë të distancohen nga ata që mendojnë se lumturia mund të arrihet përmes dhunës", tha peshkopi Teodosije, siç transmeton REL.
Rindërtimi i kishave të shkatërruara serbe në Kosovë është një proces afatgjatë, tha Teodosije i cili është kleriku më i lartë i Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.