E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mërgimtarët kosovarë bllokohen në Durrës

Nga Express më 09 janar 2011 në ora 18:03

Mbi 100 shtetas të Kosovës që ia kanë mësyrë shteteve të perëndimit nëpërmes portit të Durrësit janë ndaluar nga autoritetet policore të këtij qyteti. Mërgimtarët kosovarë janë të pajisur me pasaporta të ish-Jugosllavisë.

Krejt kjo ka ardhur pasi Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë përmes Drejtorisë së Policisë së Shtetit ka njoftuar drejtoritë e kufirit për kërkesën e përcjellë nga Ambasada e Serbisë në Tiranë, e cila njofton se në bazë të ligjit serb mbi dokumentet e udhëtimit të modelit të ish-Jugosllavisë, vlefshmëria e tyre kishte skaduar më 31 dhjetor 2010.

Ky vendim ka shkaktuar habi dhe reagim te ta, pasi përveç ndërprerjes së papritur të udhëtimit për t’u kthyer në vendet ku jetojnë dhe kostos financiare, ata rrezikojnë të humbasin edhe vendet e punës në Perëndim.

Ndërprerja e detyruar e udhëtimit është konsideruar e papritur dhe arbitrare nga ana e shtetasve të Kosovës, pasi me të njëjtën pasaportë kanë kaluar kufirin shqiptaro-malazez e më pas kanë udhëtuar nëpër Kroaci, Hungari, Slloveni e vende të tjera të Evropës pa probleme.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›