E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanoviq kundër regjistrimit të popullsisë

Nga Express më 09 janar 2011 në ora 17:06

I ashtuquajturi sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën, Oliver Ivanoviq, ka deklaruar të dielën se nuk duhet mbështetur regjistrimin e popullsisë në Kosovë dhe se ky proces duhet të kundërshtohet me të gjitha mjetet politike.

Ivanoviq ka thënë se vendimi për regjistrimin eventual të popullsisë serbe në Kosovë duhet të merret nga Qeveria e Serbisë, duke tërhequr vërejtjen se serbët e zhvendosur nuk do të jenë në gjendje që të përfshihen në regjistrim.

Ai ka përkujtuar se shqiptarët kanë bojkotuar procesin e regjistrimit të organizuar nga Serbia në Kosovë në vitin 1991, prandaj siç tha ai, edhe nuk dihet saktë numri i tyre këtu.

“Ky do të jetë regjistrimi i parë pas luftës në Kosovë. Mendoj se numër i madh i serbëve nuk do të regjistrohen, dhe në këtë mënyrë shqiptarët do të vlerësojnë vetë sa është numri i serbëve që jetojnë këtu”, është shprehur Ivanoviq.

Sipas tij, ekzistojnë dy koncepte nga ana e bashkësisë ndërkombëtare rreth kësaj çështjeje, duke përkujtuar se qe nga marrëveshja e Dejtonit e deri më sot, në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk insistohet në regjistrim të popullsisë.

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë do të mbahet nga 1 deri më 15 prill.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›