E Shtunë, 31 Tetor 2026

Do blej Ronaldon synimet e Milanit per kampionatin

Milan vazhdon të kryesojë kampionatin italian, ndërsa tani kuqezinjtë kanë një motiv më shumë për të fituar titullin kampion në Seria A. Bëhet fjalë për Kristiano Ronaldon i cili është futur në orbitën e një prej skuadrave më të mira në botë.

Portugezi, i cili mban dhe rekordin si blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit, pasi kaloi nga Mançester Unajtid te Reali i Madridit për 94 milionë euro, tani është vënë në krye të listës së Milanit.

Konfirmimi vjen nga presidenti i klubit kuqezi, Silvio Berluskoni, i cili pasi ka shfaqur edhe një herë pëlqimin e tij për një nga futbollistët më të mirë të botës në dekadën e fundit, ka premtuar blerjen e dy kampionëve, ku një prej tyre mund të jetë pikërisht Kristiano Ronaldo.

Ky i fundit prej dy sezonesh luan me Realin e Madridit, por ende nuk ka arritur të fitojë asgjë të rëndësishme me skuadrën spanjolle.

Kjo është një nga arsyet që Ronaldo mund të vendosë të largohet nga skuadra madrilene, ndërsa te Milani do të vazhdonte rrugën e kampionëve të tjerë të mëdhenj që kanë veshur ngjyrat kuqezi si Van Basten, Saviçeviç, Shevçenko, Ronaldinjo apo i fundit, Zlatan Ibrahimoviç.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›