E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS leter OSBE-se Brace Ankim per komisionin hetimor

Nënkryetari i grupit parlamentar socialist Erjon Braçe i është drejtuar presidencës së OSBE-së në Tiranë përmes një letre ku denoncon sipas tij, bllokimin në mënyrë të njëanshme të komisionit hetimor parlamentar që ai drejton për kryetaren Jozefina Topalli. Pasi i shtron objektin e hetimit, Braçe shkruan se shumica e djathtë që ka shumicën edhe në këtë komision hetimor ka njoftuar mungesën e pjesëmarrjes deri në datë 8 Maj, duke penguar sipas tij punën e këtij komisioni.

”Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar një afat katër mujor për ushtrimin e veprimtarisë së këtij komisioni hetimor. Ndërkohë që maxhoranca parlamentare ka zgjedhur të djegë afatet e hetimit duke mos marrë pjesë e bllokuar punën e komisionit. Për më tepër e gjitha kjo ndodh kur Kuvendi i Shqipërisë nuk ka marrë asnjë vendim për ndërprerjen e punës së tij duke miratuar madje edhe një kalendar të punimeve”- i shkruan ndër të tjera nënkryetari i grupit socialist prezencës së OSBE-së në Tiranë.

Braçe vë në dijeni prezencën e organizatës dhe kërkon bashkëpunimin siç thotë ai, në përmbushje dhe të rekomandimeve të Komisionit Europian në progres raportin e nëntorit për funksionimin e parlamentarizimit në Shqipëri.

Rovena Moçka

Azhornuar së fundi ( e martë , 12 prill 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›