Rama ne njesine 5 prezanton projektin per Tiranen
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka prezantuar në njësinë numër 5 projektin për Tiranën. Perballe simpatizanteve te PS ai u ndal tek koncepti i zhvillimit urban që ka ky projekt i cili sipas tij do te beje te mundur rritjen e vlerave te kryeqytetit, por edhe te qytetareve te saj.
“Rruga jonë dallim radikal nga rruga e Saliut. Tendenca është krejt e kundërt me tendencën e territorit ku sundon salillëku si frymë. I yni është një zhvillim që rrit vlerën materiale të qytetit. Nga ky zhvillim cdo banor i Tiranës, çdo banor i kryeqytetit përfton një rritje të vlerës materiale që posedon. Rrit vlerën e territorit ku ne jetojmë. Ky transformim do të rrezatojë në jetën e qytetarëve të Tiranës, në planin e rritjes së cilësisë së jetës, bëhet fjalë për një cikël zhvillimi që kuron plagët e trashëguara, kuron plagët e hapura” tha Rama.
Duke u ndalur tek infrastruktura Rama nuk la pa permendur dhe akuzat per kryeministrin.
“Shohim të domosdoshme të fillohet nga themeli. Asfalti elektoral e ka kthyer Berishën në drejtor komunaleje që bredh sa në inagurimin e një 300 metërshi rruge, sa në një çezëm, a një shkollë, gjë që nuk është në detyrën e një kryetari qeverie. Ta fillosh nga themeli do të thotë ta fillosh nga një reformë” tha Rama.
Ne prezantimin e projektit per Tiranen Rama theksoi dhe rendesine e mjedisit dhe gjelberimit te cilat sikunder tha ai do t’i kushtohet nje vemendje e veçante nga Bashkia.
Julian Kasapi