Qellohet me pistolete Lionel Mesit i sulmohet familja

Lionel Mesi po përgatitet me Barcelonën për të mbyllur me sukses katër përballjet kundër Realit te Madridit, por në momentin më të rëndësishëm të sezonit për talentin e futbollit botëror vijnë lajme të këqija. Shtëpia e tij në Buenos Aires ku jeton vëllai dhe e ëma e futbollistit është sulmuar me armë mbrëmjen e së hënës.
Persona ende të paidentifikuar nga policia lokale kanë gjuajtur me pistoleta të kalibrit 9 mm rezidencën e familjes Mesi në kryeqytetin e Argjentinës, kur në shtëpi ndodheshin vëllai i futbollistit më të paguar në botë dhe mamaja e tij. Sipas raportit të policisë, në vendgjarje janë gjetur mbi dhjetë gëzhoja, ndrësa plumbat vetëm sa kanë dëmtuar ndërtesën dhe për fat të mirë nuk ka asnjë të lënduar.
Duke iu referuar raportit të policisë, autorët kanë qenë të maskuar dhe pasi kanë qëlluar me armë janë larguar me shpejtësi. Hetimet e para bëjnë të dituar se kjo ngjarje nuk ka të bëjë me Lionel Mesin, i cili jeton në Barcelonë, ndërsa pista kryesore është ajo e përfshirjes së vëllait të tij Matias në rrethe kriminale të Buenos Aires.
I pyetur në lidhje me këtë ngjarje, Lionel Mesi nuk ka preferuar të japë komente, por kjo histori mund të ndikojë negativisht te forma e futbollistit më të mirë të momentit.
Nertan Prifti