"Do bllokojme punimet e rruges Kardhiq-Delvine"
Gjirokaster- Mungesat e ujit te pijshem dhe rruges ka hedhur ne nje proteste masive 300 banoret e fshatit Koder ne komunen Cepo te Gjirokastres. Ata kane "kercenuar" mengjesin e dites se djeshme se do te bllokojne vazhdimin e punimeve per ndertimin e rruges Kardhiq-Delvine nese nuk u zgjidhen kerkesat e parashtruara. Fshati Koder ndodhet prane rruges ne ndertim e siper Kardhiq-Delvine. Ata pretendojne se punimet per ndertimin e ketij aksi kane shkaterruar rrjetin e rrugeve te brendshme te fshatit, si dhe kane demtuar tubacionin kryesor te furnizimit me uje te pijshem. Ne protesten e djeshme banoret kane kerkuar nderhyrjen e qeverise per sistemin e rrugeve te fshatit dhe rikthimin e furnizimit me uje te pijshem. "Si rezultat i punimeve per ndertimin e kesaj rruge ne vuajme prej disa muajsh mungesen e ujit te pijshem, pasi eshte demtuar tubacioni kryesor qe furnizon shtepite e fshatit", kane pohuar banoret. Punimet per ndertimin e rruges Kardhiq-Delvine, me gjatesi 34 kilometra, kane nisur ne fund te vitit 2007 dhe pritet te perfundojne ne muajin prill te ketij viti.
Blerim Kore
Blerim Kore