Udhetonte i dehur, aksidenton nene e bir
KRUJE- Nje 51 vjecar eshte arrestuar diten e djeshme nga Policia e Krujes, pasi akuzohet se me autoveturen e tij, shkaktoi plagosjen e rende te dy personave nene e bir, banues ne Kurbin. Ngjarja ka ndodhur ne aksin Fushe-Kruje-Lac, ndersa policia beri me dije se shkak eshte bere shpejtesia dhe gjendja e dehur e drejtuesit. Dervish Rexhepi drejtonte nje tricikel pa targa, kur eshte perplasur me nje automjet tip "Benz", qe drejtohej nga Bujar L. Mesohet se 49 vjecari dhe nena e tij 70 vjece, pasagjere, jane demtuar rende dhe jane shoqeruar ne spitalin e Krujes. Policia beri te ditur se nisi hetimet per aksidentin, me akuzen e shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor dhe drejtimit te mjetit pa dokumente, e ne gjendje te dehur.