"Jul Variboba", mbillen 25 peme nga bashkia
Nisma "Nje qytetar - nje peme" ka cuar ne mbjelljen e 25 pemeve ne rrugen "Jul Variboba", pikerisht rruga qe bashkia e Tiranes propozoi qe te quhet "Dritan Hoxha" ne kujtim te presidenti te Top Medias. I financuar nga nje kompani private, ky proces eshte pershendetur edhe nga kryetari i bashkise se Tiranes Edi Rama. Sipas tij, kjo nisme rrit kapacitetin e mushkerive te qytetit tone, rrit cilesine e ajrit qe thithin femijet tane, rrit vleren e truallit ku mbillet e ku kalon rruga, apo ku ngrihen shtepite perreth. Rama vleresoi gjithashtu kontributin e Kompanise, qe i eshte bashkuar nismes "Nje qytetar-nje peme", dhe ka kontribuar me mbjelljen e 25 pemeve ne rrugen "Jul Variboba". Permiresimi i cilesise se mjedisit dhe jetes ne kryeqytet, mbetet nje synim i bashkise se Tiranes e si rrjedhoje mbjellja e pemeve po rrit dita-dites permasen e gjelber te Tiranes, por njekohesisht ka ngjallur deshiren e kurajen, per nje te ardhme te gjelber per kryeqytetin dhe komunitetin. "Nje qytetar - Nje peme" synon te ndikoje ne shtimin e permases se gjelber ne kryeqytet. Kjo nisme eshte nje thirrje per veprim dhe nje levizje ku cdo qytetar mund te behet pjese, si dhe menyra me kosto me efektive, per te ndihmuar qytetin e Tiranes ne pastrimin e ajrit, uljen e ndotjes dhe rritjen e cilesise se jetes, gje e cila do te ndikonte ne krijimin e nje mjedisi sa me te shendetshem per te gjithe qytetaret.