E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje, 200 tregtare "pushtojne" nenprefekturen

Lushnje- Tregtaret e Lushnjes mesyjne me force ne zyren e nenprefektit te Lushnjes ne shenje proteste per prishjen e tregut. Mesditen e djeshme, rreth 200 persona te mbledhur para godines, ne shenje pakenaqesie, kane hyre pa miratimin e autoriteteve ne godinen e nenprefektures, te drejtuar nga Daut Sulaj. Rreth dy jave me pare, tregu ku ata punonin u prish prej nje firme ndertimi, pasi kishte marre leje ndertimi nga bashkia per te ndertuar pallat. Edhe pse protestuan para bashkise per tre dite me radhe, ne takimin qe paten me kryebashkiakun Albert Sanxhaku, iu premtua se shume shpejt do te ndertohej nje treg i ri. Sanxhaku u tha se per disa dite duhet te merrnin ambiente te tjera me qira deri ne perfundimin e tregut te ri, pasi edhe zyra e urbanistikes se bashkise beri gati projektin. Te zhgenjyer nga drejtuesi i bashkise, dje tregtaret i jane drejtuar nenprefektures, duke kerkuar takim me kreun e saj, Daut Sulaj. Por pasi moren pergjigje negative per takimin, ata kane hyre me force. Per te zgjidhur situaten ka nderhyre edhe policia vendore, ndersa tregtareve serish u eshte premtuar zgjidhje.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›