Hidhen ne shi pas bastisjes dokumentacionet e Ujerave
Elbasan- Perfundon ne shi dhe balte dokumentacioni i Drejtorise se Ujerave dhe Baseneve ne Elbasan. Persona ende te paidentifikuar nga policia, kane shkallmuar deren dhe depertuar ne brendesi te zyrave te drejtorise. Autoret nuk kane vjedhur kompjutera dhe aksesore te tjere, por duket se kane pasur pune me dokumentacionin te cilin pasi e kane grabitur ne rafte, e kane hedhur ne shi nepermjet dritares se pasme te institucionit. Dhunimi i zyrave eshte konstatuar nga nje punonjese e cila ka lajmeruar dje ne mengjes policine. Ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili ka konstatuar se persona te paidentifikuar kishin dhunuar dokumentacionin duke e flakur nga dritarja e pasme e objektit. Ende nuk eshte i qarte motivi i ketij veprimi. Grupi hetimor dyshon se ky akt mund te jete kryer nga femije, ose nga persona qe kane pasur interes per dokumentacionin. Megjithate ceshtja eshte nen hetim nga prokuroria te ciles i ka kaluar dhe dosja. Drejtoria e Ujerave dhe Baseneve ne Elbasan mbulon lumenjte Shkumbin dhe Devoll, si dhe gjithe perrenjte dhe burimet hidrike te qarqeve Elbasan dhe Korce.
F.Salliu
F.Salliu