E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flijohet pas pijes 56-vjecari

Lushnje- Nje 56-vjecar eshte flijuar duke shkrehur armen e gjahut, te cilen e mbante pa leje. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme brenda ne shtepi, ne lagjen Karbunare te Lushnjes. Burime zyrtare konfirmuan lajmin dhe bene me dije se viktima eshte Bashkim Koci, baba i tre femijeve. Shkaqet e vetevrasjes sipas policise jane depresioni dhe konsumimi i here pas hershem i pijeve alkoolike nga viktima. Mesohet se Koci kishte tentuar edhe me pare vetevrasjen.

Ngjarja

Mengjesin e djeshem Bashkim Koci kishte dale nga shtepia si cdo dite. Bashkeshortja e tij i ka thene policise se burri ishte kthyer ne banese rreth ores 15:00 teper i dehur dhe kjo nuk ishte hera e pare qe ndodhte. Ne gjendje te rende mendore ai ka rinisur te pije serish nga rakia qe mbante ne shtepi dhe kjo ka zgjatur per gati dy ore. Rreth ores 16:35 bashkeshortja ka degjuar nje te shtene arme qe i perkiste ciftes se gjahut qe Bashkimi mbante. Dhe ne moment ka pare trupin e pergjakur ne dysheme te 56-vjecarit, qe ka marre demtime ne pjesen e fytyres. Menjehere ka njoftuar te afermit dhe i ka dhene ndihmen e pare te shoqit, duke e nisur drejt spitalit te Lushnjes. Por pa mberritur ne urgjence, Koci mesohet se ka nderruar jete per shkak te plageve te renda dhe hemorragjise.

Deshmia

Per ngjarjen e ndodhur eshte njoftuar edhe policia vendore. Nje grup hetimor ka kryer veprimet paraprake duke marre ne cilesine e proves materiale armen e gjahut dhe gezhojen e qitur. Po keshtu ne pyetje eshte marre edhe bashkeshortja e te ndjerit, e cila ka rrefyer per skenen e ngjarjes. "Bashkimi eshte kthyer ne gjendje te renduar per shkak te pijes dhe ka vazhduar te pije ne shtepi", i ka thene ajo policise vendore. Ne nje moment depresiv, 56-vjecari i ka thene se do te vriste veten, ndersa mbante ne dore edhe armen. "Nuk e mendova se do te kryente aktin fatal dhe sa ktheva krahet degjova te shtenen", ka vijuar rrefimin 50-vjecarja per grupin hetimor. Ajo ka deshmuar se i shoqi ishte vetevrare dhe here te tjera kishte tentuar te ndermerrte kete akt ne rrethana te paqarta. Policia tha se nje nga shkaqet kryesore ka qene edhe konsumimi i tepert i alkoolit nga viktima.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›