E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Do investojmë në rrjetit të ujitjes e kullimit te tokave bujqësore”

16-06-2013 / Gazeta 55

Sokol Olldashi, bashkëbisedim me banorë të fshatrave të komunës Libofshë

Në vijim të takimeve elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit, kreu i grupit të kandidatëve të PD për qarkun e Fierit, Sokol Olldashi, ka zhvilluar dje bashkëbisedime me banorë të fshatrave të komunës Libofshë. Ai është fokusuar te investimet e shumta të qeverisë Berisha dhe në mosqeverisjen e mirë vendore nga të zgjedhurit socialistë. Sipas Olldashit, projektet e investimeve tani do të jenë më të fokusuara në arteriet rrugore të fshatrave dhe sistemin e ujitjes, pasi sipas tij, akset nacionale dhe arteriet kryesore kanë përfunduar. “Tani ne do investojmë për përsosjen e rrjetit të ujitjes e kullimit te tokave bujqësore, sepse në zonat bujqësore jeton rreth 60% e popullsisë”, theksoi Olldashi.
Ai theksoi se ne vitet e fundit prodhimi bujqësor është rritur rreth 24% , ndaj qeveria do te vazhdoje me investime edhe më të fuqishme në këtë sektor. “Ne kemi projekte të gatshme me Bankën Botërore si për ujitjen, kullimin infrastrukturën rrugore, zgjerimin e sipërfaqeve të serave etj”, theksoi Olldashi. Banorët e kësaj komune vlerësuan investimet e qeverisë Berisha dhe premtuan votën për PD, me qëllim vazhdimin e reformave te zhvillimit ekonomik te vendit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›