E Diel, 1 Nëntor 2026

“Pas 23 qershorit zhvillimi i vendit do të jetë edhe më i vrullshëm, më i shpejtë”

16-06-2013 / Gazeta 55

Ministri i Financave, Ritvan Bode miting në Çërravë të Pogradecit

Ministri i Financave, sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike i cili kryeson listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Korçës, Ridvan Bode theksoi se nga politikat subvencionuese dhe mbështetëse për bujqësinë 5500 fermerë kanë përfituar një shumë prej 650 milionë lekësh. Kjo ka mundësuar sipas tij që rritja e prodhimit bujqësor të jetë më e larta e arritur historikisht. Ministri Bode i ka ftuar banorët e Çëravës dhe gjithë Shqipërisë që të mbështesin Partinë Demokratike më 23 Qershor për të vijuar zhvillimin dhe integrimin e vendit. “Qeveria demokratike do të vijojë edhe në mandatin e tretë të modernizojë infrastrukturën rrugore, pasi ka bindjen se rruga është një mundësi më shumë, është një biznes më shumë, të ardhura më të mëdha dhe mirëqenie më e madhe”.  Bode tha se me inaugurimin e tunelit Tiranë - Elbasan, Korça dhe Tirana do të jenë edhe 1 orë e një çerek më afër dhe pas 18-24 muaj, me përfundimin e rrugës Qukës - Qafë Plloçë me vlerë 153 milionë dollarë, Korça dhe Tirana do të jenë vetëm 112 km larg e kjo sipas tij, do të rrisë interesin e vizitorëve dhe investitorëve për Korçën duke i dhënë asaj më tepër mundësi për zhvillim” - tha ai.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›