E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vota për PD, vazhdimësi e projekteve të zhvillimit – Edi Rama është kthim pas, eksperiment i rrezikshëm

16-06-2013 / Gazeta 55

Imami fton Blushin në ceremoninë e inaugurimit të rrugës: Eja dhe merr teserën e PD

Kandidatët e Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, Arben Imami dhe Luciano Boci zhvilluan dje një takim me banorë të lagjes “Spajkorre”, në Elbasan. Kreu i deputetëve të PD, z.Arben Imami në fjalën e tij ftoi të gjithë qytetarët që të votojnë për Partinë Demokratike dhe ta mbështesin këtë qeveri për vazhdimësinë e projekteve gjatë mandatit të tretë. Ai deklaroi se, Shqipëria është në rrugën e zhvillimit dhe se vota për Edi Ramën është kthim pas, një eksperiment i rrezikshëm. “Asnjë nuk mund t’i besojë Edi Ramës, sepse Shqipëria është një vend që po ecën përpara, nuk kemi luksin për të bërë eksperimente, sepse do të kushtojnë shumë, dhe drejtpërdrejtë në gjendjen e çdo familje”, tha Imami. Elbasani, tha ai, mandatin e ardhshëm qeverisës do jetë një qendër e fuqishme punësimi, falë investimeve në infrastrukturë dhe energjetikë. Pak orë para inaugurimit të tunelit të Krrabës dhe autostradës Elbasan-Tiranë, Arben Imami ftoi Ben Blushin në ceremoninë e inaugurimit, për të marrë edhe kartën e anëtarësisë së PD. “Unë e di që Luçiano Boçi e ka bërë gati teserën e PD, për Ben Blushin, dhe e di që ky s’ka për ta marrë” - theksoi z.Imami. Në cilësinë e kryesuesit të listës së kandidatëve të PD, Arben Imami tha se Partia Demokratike do shënojë fitore në Qarkun e Elbasanit, sepse ka investuar në përmirësimin e jetesës së qytetarëve. Në këtë drejtim, z.Imami tha se ndërtimi i autostradës dhe tuneli i Krrabës janë një premtim i mbajtur i qeverisë “Berisha”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›