E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Do luaj me Kasanon, Balotelin e Amaurin”

Prandeli

Trajneri i Kombëtares italiane, çezare Prandeli, ka bërë të ditur se do të debutojë në krye të stolit “axurr” duke hedhur në fushë treshen sulmuese Kasano-Baloteli-Amauri. Të tre këta lojtarë u përjashtuan nga Marçelo Lipi në Botërorin 2010, zgjedhje që shkaktoi shumë polemika. “Kam ende disa dyshime për sfidën me Bregun e Fildishtë, por mendoj të aktivizoj Balotelin prej minutës së parë, ndërsa përkrah tij do të jenë Amauri e Kasano. Do të hedh në fushë një skuadër që ka dëshirë të sakrifikohet dhe që të mos luajë me frikë”, tha Prandeli.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›