E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo mbyll derën për Xherard e Karvajon

Real Madrid

Zhoze Murinjo ka hedhur poshtë zërat se Reali i Madridit do të blejë kapitenin e Liverpulit, Stiven Xherard, apo mbrojtësin e çelsit, Rikardo Karvajo. Deklaratat e trajnerit “merengue” kanë ardhur vetëm pak ditë pasi ai i mbylli derën transferimit të Ashli Kol në “Santiago Bernabeu”. Murinjo tha: “Xherard është pjesë e historisë së Liverpulit, ai e ka vendin te ‘Reds’. Karvajo? Rikardo është një mbrojtës i shkëlqyer, por ne po punojmë të ndërtojmë një skuadër për të ardhmen dhe me moshën që ka, ai nuk bën për rastin e Realit”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›