E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfirmimi i Moratit: “Maikon nuk shitet”

Inter

Negociatat për kalimin e Dagllas Maikon te Reali i Madridit janë mbyllur përfundimisht. Kjo është konfirmuar nga presidenti i Interit, Masimo Morati, i cili ka shpjeguar arsyet për heqjen e brazilianit nga merkato. Drejtuesi më i lartë i klubit zikaltër deklaroi: “Maikon nuk është në shitje, sepse është një lojtar shumë i fortë, i cili është mjaft i lidhur me klubin. Do më kishte ardhur shumë keq nëse ai do të largohej, por nuk duhet të harrojmë se ndoshta Reali nuk e ka kuptuar forcën e tij. E konfirmoj se Maikon është i pashitshëm”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›