E Diel, 1 Nëntor 2026

Jon Dahl Tomason i jep lamtumirën Kombëtares

Danimarka

Jon Dahl Tomason i jep lamtumirën Kombëtares së Danimarkës. Sulmuesi 33-vjeçar ka mbyllur aventurën e tij në përfaqësuese pas 112 ndeshjeve të luajtura, gjatë të cilave ka realizuar 52 gola. “Përfaqësuesja ka luajtur një rol me shumë peshë në karrierën time gjatë 13 viteve të fundit. Tani po mbyll një kapitull të rëndësishëm të jetës sime”, deklaroi lojtari i Fejnordit në faqen zyrtare të federatës daneze. Tomason, i cili ndan me Pol Nielsen rekordin e golave, ka debutuar në Kombëtare në mars të vitit 1997.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›