E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy shkodranë me shtetësi amerikane arrestohen për trafik droge

Shkodër-Dy shqiptarë me nënshtetësi amerikanë janë arrestruar mbrëmë vonë në Shkodër për trafik ndërkombëtar droge. Drejtoria e Policisë Qarku Shkodër, njoftoi se në bashkëpunim me Oficerë të FBI-së, ka mundur të arrestojë shtetasit Fatbardh Shtiza dhe Verjon Shtiza, lindur në Shkodër dhe me shtetësi amerikane.

Sipas policisë, ndalimi i tyre u bë me Urdhër të Prokurorisë së Rrethit të Shkodrës, në zbatim të kërkesës së autoriteteve të Gjykatës Distriktuale të Nju Xhersit në Shtetet e Bashkuara.

Dy të arrestuarit akuzohen nga drejtësia amerikane për veprën penale të “Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim me persona të tjere”. Po sipas njoftimit të policisë së Shkodrës, po proçedohet për ekstradimin e tyre drejt Shteteve te Bashkuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›